Prokuroria Speciale ka përcjellë një ftesë të dytë në adresë të kryeministrit Albin Kurti për ta intervistuar në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka bërë të ditur se kabineti i kryeministrit ka ritheksuar gatishmërinë e tij për t’u intervistuar në zyrën e tij.
Megjithatë, ky zhvillim ka marrë ngjyrim politik sipas avokatit Mahmut Halimi – i cili është i përfshirë në çështjen e rezervave shtetërore si mbrojtës i njërit prej të dyshuarve, Ridvan Muharremit.
Sipas tij, ftesa për intervistim ka mundur të ndodhë më herët, duke shmangur lidhjen e saj me periudhën zgjedhore dhe duke evituar keqkuptimet mbi një prapavijë politike.
“Unë nuk merrem me politikë. Politika po merret me mua tani. Edhe nisur nga ky fakt, shohim, për të keq them, nuk është një shenje e mirë, se gjërat brenda qeverisë apo brenda organeve prej shtyllave kryesore të pushtetit dalin në sipërfaqe. Në vend që ata t’i zgjidhin problem brenda për brenda, sepse e kanë detyrë edhe ligjore edhe kushtetuese. Që ti bashkërendojnë veprimet e veta dhe në opinion të dalin me sqarime të sakta”, ka shtuar avokati Halimi.
“Për mendim tim, ky rast ma marrë më tepër ngjyrë politike ose kontradiktave që ekziston brenda shoqërisë kosovare. Në njërën anë dhe në anën tjetrën, nga fakti i shqyrtimit të prokurorisë, e cila ka mundur më herët ta ftojë zotin Kurti, para një viti, e kjo çështje që një vit e më tepër. Kanë mund në çdo mënyrë të komunikojë dhe caktojnë termin. Mirëpo tani kur po afrohen zgjedhjet, ves ka filluar fushata zgjedhore po më duket që po merre erë të karakterit politik dhe të konfrontimit qeveri-këshill prokuroria. Sesa një veprim i caktuar hetimor, i cili duhet të kryhet brenda një kohë të arsyeshme.
Nuk i ka hije as njërës as tjetrës palë që të konfrontohen publikisht dhe të shprehin kundërthëniet e tyre dhe ta elektrizojnë opinion me veprimet e tyre…
Çdo vëzhgues objektiv në këto rrethana mund lirisht ta konstatojë apo ta dyshoje që është një prapavijë e caktuar sesa një veprim i domosdoshëm. Sepse ky veprim ka mundur të kryhet, nëse ka prit që një vit e gjysmë mund të pres edhe dy muaj, dhe të ftohej pas zgjedhjeve”, ka thënë ndër të tjera Halimi.
Halimi në FIVE të Dukagjinit ka theksuar se procedurat ligjore nuk përjashtojnë intervistimin e një dëshmitari në një vend të caktuar, përfshirë zyrën e kryeministrit.
Ai shtoi se, sipas nenit 120 të Kodit të Procedurës Penale, ligji nuk përcakton vendin specifik ku duhet të ndodhë intervistimi i dëshmitarit.
“Së pari të citoj dispozitën e nenit 120 të Kodit të Procedurës Penale, e cila është dispozitë ekskluzive e rezervuar për dëshmitarë, në të cilën thuhet se për dëshmitarë mund të thirre personi i cili ka njohur për një vepër të kryer penale. Ose për personin e dyshuar dhe mund të jap informacione lidhu me të. Me kaq përfundon ky formulim juridik i kësaj dispozitë. Ku nuk shkruan se ku ftohet dëshmitari dhe si duhet të ftohet.
Përndryshe sa i përket çështje konkrete, ftesës së kryeministrit Albin Kurti, praktika gjyqësore njeh raste të ndryshme, kur ose prokuroria ose policia sipas caktimin të terminit shkojnë e marrin në pyetje, në shtëpinë e tij, në një vend të caktuar… kështu që kjo situatë sinqerisht nuk di çka të ua them me tepër.
Në këtë drejtim nuk e shoh si të paudhës që dikush nga prokurorët të shkojnë në zyrën e kryeministrit ose në një vend të caktuar të qeverisë së Kosovës. Ta marrin në pyetje e të mbledhin informata…”, ka thënë Halimi.