Presidentja Osmani reagon pas sulmit në Gjermani

Aktuale

Presidentja Osmani reagon pas sulmit në Gjermani

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 22:01
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit në Gjermani, ku një makinë përplasi një turmë njerëzish, teksa mediat gjermane raportuan për 11 persona të vdekur, me 60 deri në 80 njerëz të lënduar.

Osmani përmes një postimi në X, ka thënë se populli i Kosovës qëndron përkrah popullit të Gjermanisë.

“Sulmi shkatërrues në Magdeburg është një kujtesë e ashpër e kërcënimeve me të cilat përballemi dhe forcës që duhet të tregojmë në kohë tragjedie. Zemrat tona dhembin për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur”, ka shkruar e para e vendit.

“Përballë tragjedive të tilla, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të riafirmojmë humanizmin tonë të përbashkët. Populli i Kosovës qëndron përkrah popullit të Gjermanisë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat