Shqiptari nga Kroacia: Rama ‘kapadai’ në Kosovë, tregoi muskujt si vëlla i madh

Aktuale

Shqiptari nga Kroacia: Rama ‘kapadai’ në Kosovë, tregoi muskujt si vëlla i madh

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 22:54
Esad Çollaku

Esad Çollaku, kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se kryeministri shqiptar Edi Rama u soll si vëllai i madh gjatë mbledhjes së përbashkët të parlamenteve Kosovë-Shqipëri.

Sipas tij, nuk mund të thuhet që Rama është armik i Kosovës apo do më shumë Serbinë se Kosovë, por është karakteri dhe mënyra e tij e të shprehurit që krijon situatat me Kurtin.

“Ne në Kosovë e themi që vëllain nuk është mirë ta kritikosh në odën tënde, por në mungesë të diskutimit mes dy kryeministrave po përdoret foltorja e dy parlamenteve. Ky fjalim i kryeministrit të Shqipërisë ka ardhur edhe nga shumë vende të Evropës perëndimore kështu që nuk është vetëm mesazh i tij.

Unë nuk besoj se Rama është armik i Kosovës dhe do më shumë Serbinë por ka sjellje  pak si kapadai më shumë se Kurti dhe do të tregojë muskujt si vëllai i madh dhe gjen momentin më pak të dashur për të kritikuar Kurtin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat