Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, ka reaguar pas sulmit të tmerrshëm që ka ndodhur para pak orësh në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg.
Në reagim është bërë e ditur se Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse gjermane dhe pjesëtarë të mërgatës tonë në Magdeburg dhe në Sachsen-Anhalt.
Postimi i plotë:
Të nderuar bashkatdhetarë,
Pas sulmit të tmerrshëm që ndodhi para pak orësh në tregun e Krishtlindjeve në #Magdeburg, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse gjermane dhe pjestarë të mërgatës tonë në Magdeburg dhe në Sachsen-Anhalt.
Lusim të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët kanë nevojë për ndihmë, që të kontaktojnë në numrin emergjent të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin:
📞 +49 179 3670536
Në këto momente të vështira, qëndrojmë krah për krah me miqtë tanë gjermanë!