Joseph: Disa nga këshilltarët e Trump kanë marrëdhënie të ngushta me Beogradin

Aktuale

Joseph: Disa nga këshilltarët e Trump kanë marrëdhënie të ngushta me Beogradin

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 00:25
Edward Joseph

Edward Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, ka folur lidhur me mundësinë që administrata Trump ta ketë prioritet problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

Joseph ka thënë se Donald Trump e njeh Kosovën, por problematike i ka parë marrëdhëniet e ngushta të Beogradit me disa nga këshilltarët e Trump.

“Disa nga këshilltarët e tij kanë marrëdhënie të ngushtë me Beogradin e kjo nuk është e mirë për Kosovën. Kjo nuk është e mirë për Kosovën”, ka thënë Joseph në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Ai ka theksuar se ideja e shkëmbimit të territoreve paraqet një ide të rrezikshme, të cilën tha se ka gjasa që mund ta ketë pasur më herët administrate Trump.

“E treta, nuk e dimë se sa do të kenë ata interes për këtë çështje, por nëse ata e shqyrtojnë këtë qasje duhet të kujtojmë se ata ndoshta e kanë pasur në mendje më parë, idenë e shkëmbimit të territoreve që është një ide e rrezikshme. Shpresojmë që ata ta kuptojnë se kjo është një ide e tmerrshme”, ka thënë Joseph.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat