Ngjela nuk përmbahet ndaj Ramës: Do të përfundosh më keq se Thaçi!

Aktuale

Ngjela nuk përmbahet ndaj Ramës: Do të përfundosh më keq se Thaçi!

Nga: A.M. Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 00:33
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me fjalmin që kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti në Kuvendin e Kosovës.

Ai në një postim në Facebook, u shpreh se Rama në Prishtinë doli hapur kundër shqiptarisë dhe interesit kombëtar.

Madje, avokati i dha mesazh të Ramës, se “nuk e shkatërron dot ti shqiptarinë Shqipëri-Kosovë”.

“E di ti Edi Rama që ndërrimi i territoreve për Veriun e Kosovës është tradheti kombëtare e mbetur në tentativë?

Dhe...

Prandaj qëndro në parametrat e shqiptarisë, se do të përfundosh më keq se Thaçi e të arrestuarit e tjerë që janë në Hagë”, shkroi Ngjela, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Edi Rama sot në Prishtinë doli hapur kundër shqiptarisë dhe interesit kombëtar.

Çfarë pune ka kryeministri i Shqipërisë të kërkojë në Parlamentin e Kosovës individët shqiptarë që janë arrestuar dhe mbahen në Gjykatën e Hagës?

Pse antiamerikanizmi i Ramës do dëgjohet në Tiranë dhe në Prishtinë?

Pse nuk e di politika amerikane që këtë përçarje ndëretnike dhe antiperëndimore Ramës ia kërkon Parisi dhe Beogradi, si gjithmonë, kundër shqiptarisë?

Qëndro i qetë, Edi Rama, në kutinë tënde se nuk e shkatërron dot ti shqiptarinë Shqipëri-Kosovë.

E para, se je krejt i paaftë.

Dhe e dyta, se është politika amerikane që e shpëtoi konfliktin për Veriun e Kosovës, që ti dhe Ashim Thaçi deshët t'ia shkëpusnit Kosovës, domethënë shqiptarisë me ndërrimin territoresh.

E di ti Edi Rama që ndërrimi i territoreve për Veriun e Kosovës është tradheti kombëtare e mbetur në tentativë?

Dhe...

Prandaj qëndro në parametrat e shqiptarisë, se do të përfundosh më keq se Thaçi e të arrestuarit e tjerë që janë në Hagë.

Ri i qetë, Rama, se antishqiptarinë tënde dhe të Thaçit shqiqtarët e kanë shkelmuar përfundimisht.

Mbaje mend këtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat