“Veprat madhështore, që u konsideruan të pamundur për dy dekada”, opinionisti tregon pse duhet votuar Kurti, “thumbon” opozitën!

Aktuale

“Veprat madhështore, që u konsideruan të pamundur për dy dekada”, opinionisti tregon pse duhet votuar Kurti, “thumbon” opozitën!

Nga: N.E Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 07:42
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Opinionisti Lirim Gashi, ka renditur arsyet se përse Kosova dhe qytetarët e saj duhet ta votojnë Albin Kurtin përsëri.

Gashi përmes një shkrimi në Facebook, thotë se veprat madhështore të qeverisë Kurti, opozita i ka shndërruar në gjepura qesharake.

Sipas tij, në më pak se katër vite qeveria Kurti ka realizuar atë që u konsiderua e pamundur për dy dekada.

“Veprat madhështore të qeverisë Kurti, i shndërrojnë në gjepura qesharake justifikimet e rrejshme të OPOZITËS për mosveprim. Në më pak se katër vite, QEVERIA Kurti ka realizuar atë që u konsiderua e pamundur për dy dekada. Aty ku të tjerët shisnin idealet për pushtet dhe pasuri, kjo qeveri riktheu dinjitetin dhe sovranitetin e Kosovës. Çdo qytetar i ndershëm duhet të pyesë veten: A jam me të drejtën apo me ata që e shitën të drejtën? Fakte që flasin, e bëjnë të pamundur besimin në opozitën tonë të dështuar. Zgjedhjet dhe referendumi i Serbisë në Kosovë? Qeveria Kurti tha jo! Opozita uli kokën dhe lejoi Serbinë të vepronte lirshëm, duke ia mohuar shtetit të Kosovës fuqinë për të vendosur mbi vetveten”, ka shkruar Gashi pos tjerash.

Shkrimi i plotë:

Zgjidh Kosovën !

Zgjidh të vërtetën !

Zgjidh Albin Kurtin !

Veprat madhështore të QEVERISË KURTI, i shndërrojnë në gjepura qesharake justifikimet e rrejshme të OPOZITËS për mosveprim.

Në më pak se katër vite, QEVERIA Kurti ka realizuar atë që u konsiderua e pamundur për dy dekada. Aty ku të tjerët shisnin idealet për pushtet dhe pasuri, kjo qeveri riktheu dinjitetin dhe sovranitetin e Kosovës. Çdo qytetar i ndershëm duhet të pyesë veten:

A jam me të drejtën apo me ata që e shitën të drejtën?

Fakte që flasin, e bëjnë të pamundur besimin në opozitën tonë të dështuar.

Zgjedhjet dhe referendumi i Serbisë në Kosovë?

QEVERIA Kurti tha JO! OPOZITA uli kokën dhe lejoi Serbinë të vepronte lirshëm, duke ia mohuar shtetit të Kosovës fuqinë për të vendosur mbi vetveten.

Targat e Millosheviçit?

Dikur simbol i nënshtrimit serb në veri, sot ato janë zëvendësuar me tabelat RKS. OPOZITA për dy dekada bëri sehir, ndërsa QEVERIA Kurti ua hoqi nga rrugët.

Rryma falas në veri?

Njëzet vjet shqiptarët paguanin faturat e serbëve të veriut. QEVERIA Kurti e ndaloi këtë abuzim, duke i kthyer paratë e qytetarëve aty ku duhet: në investime për Kosovën.

Dinarët serbë dhe posta paralele?

Dikur, me thasë të mbushur plot dinarë, Serbia blinte ndikimin e saj në Kosovë, ndërsa OPOZITA përfitoi pasuri nga kjo kontrabandë. Sot, VALA dhe Posta e Kosovës e kanë asgjësuar ndikimin serb. Ky është sovranitet në veprim!

Veriu nuk është më çështje – është zgjidhje!

Për 24 vite, veriu ishte "njolla e zezë" e Kosovës. OPOZITA kishte bërë pazar me bandat e Radoiçiqit, duke lejuar barrikadat dhe krimin të diktonin ligjin. QEVERIA Kurti, me vendosmëri, çrrënjosi këto struktura paralele. Sot, flamuri i Kosovës valon mbi komunat që dikur shihnin Beogradin si kryeqytet.

Barrikadat u hoqën, rrugët ilegale të kontrabandës u mbyllën, dhe sot, rendi dhe ligji janë të paprekshëm në veri. Arsimi dhe kultura janë hapi i fundit drejt integrimit të plotë.

OPOZITA: Nga patriotizmi i rremë, te tradhtia e hapur :

Në emër të UÇK-së, ata ndanë Mitrovicën dhe krijuan Zajednicën me kompetenca ekzekutive.

Në emër të UÇK-së, falën 8,200 hektarë tokë dhe favorizuan Serbinë për manastiret ortodokse.

Në emër të UÇK-së, themeluan Gjykatën Speciale, që sot po gjykon luftëtarët tanë.

Në emër të UÇK-së, bënë pasuri të pafundme, privatizuan çdo gjë dhe ua shitën tokën e Kosovës milionerëve të luftës dhe paqes.

Qeveria Kurti: Filozofia e shtetit të drejtë

QEVERIA Kurti ka treguar se shteti nuk është pazari i një grupi të privilegjuarish. Sot, çdo hap ka një qëllim: fuqizimin e shtetit, drejtësinë për qytetarët dhe rikthimin e sovranitetit kombëtar.

Satira e vrazhdë e realitetit:

OPOZITA sot ulërin si ulkonja për një doracak edukimi seksual, sikur ky të jetë problemi më i madh i Kosovës. Për dy dekada ata heshtën për korrupsionin, ndarjen, tradhtinë dhe grabitjen. Tani opozitarët tanë hipokritë dhe cinikë lehin si qen dhe kudra endacake, duke u kapur pas çështjeve që vetë i neglizhuan me vite.

Ata gjatë gjithë kohës po flasin për asfaltin sepse janë aq nostalgjikë dhe të uritur për t'i ngrënë përsëri 50 centimetra nga çdo metër asfalt, saqë po vdesin nga afshi për ta vazhduar ndërtimin dhe rindërtimin e tij me koston më të lartë në historinë njerëzore.

Jo rastësisht në të gjitha qytetet e Kosovës po mbijnë rrokaqiejt e tyre privatë, si kërpudhat pas shiut, siç po ndodh tani.

Prandaj çdo qytetar normal po e pyet veten se ku po marrin këta supernjerëz kaq shumë para për t'i ndërtuar në të gjitha paralagjet, qendrat dhe periferitë e qyteteve rrokaqiejt e tyre privatë dhe kush po i lejon të shkatërrojnë tokën bujqësore më pjellore pranë rrugëve kryesore dhe autostrades, sikur në Kosovë të jetonin një miliard kinezë dhe jo një milion e gjysmë shqiptarë.

Ata po garojnë me njëri-tjetrin për të ndërtuar sa më shumë asfalt pas rikthimit në pushtet, sepse infrastruktura është sektori ku kanë vjedhur më së shumti.

Në fund do të tallen sërish me dinjitetin dhe intelektin e budallenjve të kësaj Republike, duke u mburrur se e kanë ndërtuar vetë, thua se i kanë investuar paratë e tyre.

Në fakt, ata e kanë vjedhur buxhetin e shtetit, i cili mbushet nga kontributet tatimore dhe doganore të qytetarëve, si dhe nga tatimi mbi vlerën e shtuar dhe nga borxhet e donacionet e huaja.

Përfundimi filozofik:

E ardhmja e Kosovës është e qartë: rend, drejtësi dhe sovranitet. Ata që shesin tradhti në emër të patriotizmit nuk mund të rikthehen. Nuk mund të ecim përpara duke shikuar pas.

Zgjidh Kosovën! Zgjidh të vërtetën! Zgjidh Albin Kurtin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat