Pritjet deri në një orë për të hyrë në Kosovë nga Merdarja

Aktuale

Pritjet deri në një orë për të hyrë në Kosovë nga Merdarja

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 07:51
Foto ilustrim

Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolona mëngjesin e sotëm ka në Merdarë deri në 1 orë.

Ndërsa tek Dheu i Bardhë deri në 25 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet për të hyrë dhe për të dalë në Kosovë nuk zgjasin më shumë se pesë minuta. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat