“Ju s’keni fytyra...”/ Çun Lajçi ka dy fjalë për Edi Ramën dhe Ramush Haradinajn – i çon mesazh edhe Vjosa Osmanit!

Aktuale

“Ju s’keni fytyra...”/ Çun Lajçi ka dy fjalë për Edi Ramën dhe Ramush Haradinajn – i çon mesazh edhe Vjosa Osmanit!

Nga: A.SH Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 12:21
Foto nga Kuvendi i Kosovës

Pas deklarimeve të Edi Ramës dhe Ramush Haraidnajt në Kuvnedin e Kosovës me rastin e mbeldhjes së dy parlamenteve shqiptare, ka reaguar aktori Çun Lajçi.

Ai tha se fjalët e tyre ishin vetëm urrejtje.

Sipas tij, Rama erdhi të “shfrynte mullanin në Parlamentin Dardan, jo ndaj Beogradit që i ka lëshuar ujqët në veri, po t'na gjykoi neve, për ata që e firmosën gjykatën e shkuan n'Hagë, dhe t'na tregoi se sa i pa fajshëm është miku i tij Hashim”.

Kurse, për Haraidnaj thotë se ka ‘vra’ heroizmi.

Postimi i plotë:

Dy fjalë për krerët që synuan majat e u ngulën n'kunja!

Edhe pse larg atdheut ju pashë të ulur në një Kuvend e ju ndëgjova fije për fije. U skuqa nga fjalët plot urrejtje për vetën tuaj e atdheun që e shkërmoqni e nuk ngopeni!

U bëtë bashkë që t'i tregoni njëri tjetrit se sa të ndarë jeni e sa të ftofta i keni zemrat për njëri tjetrin! Jo, kjo s'na u desht tani, tani që Evropa na e vuri zgjedhën e Asociacionit në qafë, jo për fajet tona, por për mendjeshkurtësinë e atyre që i vërboi lakmia, e Edit që të duket si Ismail Bej n'Bruksel!

- Ai, erdhi ta shfrynte mullanin n'Parlamentin Dardan, jo ndaj Beogradit që i ka lëshuar ujqët n'Veri, po t'na gjykoi neve, për ata që e firmosën gjykatën e shkuan n'Hagë, dhe t'na tregoi se sa i pa fajshëm është miku i tij Hashim.

E ktheva akrepin e sahatit mbrapa; - kur Ramushi e Fatmiri po gjykoheshin në Hagë. Ai, edhe atëherë ishte i gjallë, apo e kam gabim? Edhe atëherë mund të fliste, ti mbronte po me kaq zell si Hashimin, por ata s'ishin miqtë e tij ndaj zgjodhi heshtjën:

- Ku po të dhemb Gjeneral Moisi? Ti ke një plagë që s'të përthahet kur flet për Hashimin e hesht për Veriun. Mos Batoni e Vuçiqi s'të lënë rehat?!

Pse i zgurdulloje sytë kur fliste Albini? Mos vall tek ai e gjete fajtorin e Gjykatës?

Ramushit s'kam ç'ti them, se ate e ka vra heroizmi. Ai edhe dje e gjykoi Qeverinë e vet, jo Beogradin për Kanalin Ibër Lepenc.

-Dikur, n'Berlin ta dha l* cin ti dje ia dhe dorën! Mirë bërë se Ju s'keni fytyra të dinin ç'është turpi!

Vazhdoni me urrejtje, shitje, blerje, coptime, spiunime se populli një ditë do t'ua kthej me karricë!

Vjosë, për ty kam vetëm kaq; - kurrë, ama bash kurrë s'do t'bëheshe Presidente po t'mos lobonte për Ty Albini! Ti tani vazhdo e lobo kundër tij, por ai do t'mbetët në maje e ti do të kthesh ku ishe; - e nëpërkëmbur!

Kaq nga gjiri i mërgimtarëve që e duan vetëm Albinin.

Cyrih, 21.12.2024

comment24 komente
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat