Pse po ndodhin aksidentet e Policisë së Kosovës, deputetja e AAK-së ‘gjen’ shkakun dhe lë fajtore qeverinë!

Aktuale

Pse po ndodhin aksidentet e Policisë së Kosovës, deputetja e AAK-së ‘gjen’ shkakun dhe lë fajtore qeverinë!

Nga: A.SH Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 12:59
Vetura e Policisë

Ditëve të fundit po raportohet se po ndodhin aksidente të policëve të Kosovës.

Deputetja e AAK-së, ka thënë se gjithë aksidentet që po ndodhin të veturave të policëve të Kosovës është për shkak të gomave verore.

Ajo për këtë e bën fajtore qeverinë e Kosovës, duke thënë se deri tash është dashur të japë përgjegjësi dikush.

Reagimi në Facebook:

Te nderuar qytetar të Republikës së Kosovës.

Koheve të fundit kemi parë një numër të vet ajsidenteve të policëve tanë që operojnë në veri.

Shtrohet pyetja pse po ndodhë kjo.

70% e veturave të policisë janë me goma verore, e 30% janë me goma dimërore po të konsumuara sepse janë të para dy viteve dhe që janë përdorë edhe gjatë verës.

Po ashtu është ndalë servisimi i veturave.

Për këtë gjendje të mjeruar, e ku po rrezikohet jeta e policëve tanë ashtë fajtore qeveria.

Për këtë situat dikush ish dashtë me dhënë llogari, policëve ju urojmë shërim të shpejt e atyre që janë përgjegjës për këtë situatë të sanksionohen.

Ne jemi me Policinë e Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat