Ditëve të fundit po raportohet se po ndodhin aksidente të policëve të Kosovës.
Deputetja e AAK-së, ka thënë se gjithë aksidentet që po ndodhin të veturave të policëve të Kosovës është për shkak të gomave verore.
Ajo për këtë e bën fajtore qeverinë e Kosovës, duke thënë se deri tash është dashur të japë përgjegjësi dikush.
Reagimi në Facebook:
Te nderuar qytetar të Republikës së Kosovës.
Koheve të fundit kemi parë një numër të vet ajsidenteve të policëve tanë që operojnë në veri.
Shtrohet pyetja pse po ndodhë kjo.
70% e veturave të policisë janë me goma verore, e 30% janë me goma dimërore po të konsumuara sepse janë të para dy viteve dhe që janë përdorë edhe gjatë verës.
Po ashtu është ndalë servisimi i veturave.
Për këtë gjendje të mjeruar, e ku po rrezikohet jeta e policëve tanë ashtë fajtore qeveria.
Për këtë situat dikush ish dashtë me dhënë llogari, policëve ju urojmë shërim të shpejt e atyre që janë përgjegjës për këtë situatë të sanksionohen.
Ne jemi me Policinë e Kosovës