30 ditë paraburgim për vepër penale të vrasjes e mbetur në tentativë

Aktuale

30 ditë paraburgim për vepër penale të vrasjes e mbetur në tentativë

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit tridhjetë ditë të pandehurit P. B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes e mbetur në tentativë.

“Me datën 20.12.2024 rreth orës 09:30 minuta, në rrugën “D.” lagjen B. - Gjakovë, me dashje ka tentuar të privoje nga jeta, këtu të dëmtuarin Gj. B., ashtu që për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, e të cilat mosmarrëveshje kanë vazhduar edhe ditën kritike e ku i pandehuri pasi takon të dëmtuarin fillimisht fjalosen në mes vete dhe për një moment i pandehuri nxjerr pistoletën e llojit Sig Sauer e kalibrit 9x19 mm dhe shtënë në drejtim të dëmtuarit duke e qëlluar në pjesë vitale të trupit, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara i dëmtuari rrëzohet në tokë, më pas dërgohet në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë ku edhe i nënshtrohet operimit", thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale, ” Vrasja” e mbetur në tentativë, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

"Gjyqtari i procedurës paraprake Ilir Rashkaj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të rënda, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, i ndikimit në prova dhe rreziku i ikjes. I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 20 dhjetor 2024 dhe do të zgjasë deri më 19 janar 2025. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës", theksohet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat