Ramadani: Ndërhyrja emocionale e institucioneve të Kosovës pengoi hetimet në Ibër-Lepenc

Aktuale

Ramadani: Ndërhyrja emocionale e institucioneve të Kosovës pengoi hetimet në Ibër-Lepenc

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 17:18
Burim Ramadani

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani, beson se procesin e hetimeve të sulmit terrorist në Ibër-Lepenc i ka penguar ndërhyrja e shpejt emocionale e institucioneve të Kosovës si dhe prezenca fizike e shumë njerëzve.

“Sulmi në Ibër-Lepenc ka qenë i ndërtuar në mënyrë profesionale, në vendin kur pothuajse i tërë kanali e ka vetëm një vend ku nuk ka by-pass, dhe është vendi i saktë. Ka qenë edhe moti me reshje shiu, dhe mundësia e lënieve të gjurmëve ka qenë më e vogël. Ndërhyrja e shpejt emocionale të institucioneve të Kosovës, e domosdoshme e shpejt por emocionale, edhe me prezencën fizike të njerëzve më shumë se a do të duhej të jetë, besoj se mund ta ketë penguar në doza të caktuara procesin hetues”, tha Ramadani në emisionin “Info Magazine”.

Tutje, Ramadani shton se Kosova të insistojë jo vetëm për ekstradimin e kryeterroristit Milan Radoiçiqit me grupin e tij, por edhe në rimatjen e të dhënave nga aspekti ndërkombëtar sa i përket rastin në Banjskë.

“Kosova duhet të insistojë jo vetëm në ekstradimin e Radoiçiqit dhe grupit të tij, që është jashtëzakonisht e nevojshme, por duhet të insistojë në rimatjen, nëse ka nevojë të të gjitha të dhënave nga aspekti ndërkombëtar, që për rastin Banjska të mbahet përgjegjës shteti i Serbisë, sepse ai ka qenë rasti i pastër, po e them me 500 mijë evidenca që shteti i Serbisë ka qenë ose i përfshirë, ose në njohuri të plotë”, tha Ramadani.

Po ashtu, ish-inspektori thekson se institucionet e Kosovës nuk duhet të nguten që ta quajnë akt agresioni sulmet ndaj Kosovës, pasi një konstatim i tillë i lë vet ata përgjegjës për mosveprim.

“Unë nuk do të doja që institucionet e Kosovës, dhe sidomos këto politiket dhe të sigurisë të nguten në vlerësimin dhe konstatimin final, sepse konstatimi si akt agresioni i mban përgjegjës pastaj vet institucionet për mosveprim të plotë në proporcion me aktin e agresionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat