Imami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Enes Limani, ka bërë një reagim skandaloz, duke quajtur “dushmanë” të gjithë ata që nuk i përkasin besimit mysliman.
Kjo gjë, në thelb përbën një akt të qartë të mosdurimit fetar dhe nxit urrejtje ndërmjet komuniteteve fetare në Kosovë.
Kësisoj, ky reagim shkaktoi zemërim dhe indinjatë të thellë në opinion publik.
E ndaj imamit Limani, ka reaguar ashpër edhe avokati Tomë Gashi, përcjell “Bota sot”.
Ai në një postim në Facebook kërkoi reagim edhe nga ana e Prokurorisë, pasi siç tha ai, nëse ky imam do ishte pjesë e LVV, që moti do ishte arrestuar.
“A ka naj Prokuror kujdestar!
Me kanë ky në Lëvizjen VETËVENDOSJE, moti e kishin arrestu këtë farë pisi”, shkroi i revoltuar Gashi, përcjell “Bota sot”.