Pedagogu Enver Bytyçi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se mbledhja e dy parlamenteve tregoi se ka diferenca të mëdha mes politikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Sipas tij, thelbi i konfliktit mes politikës së dy shteteve nuk lidhet me karakterin e kundërt të dy liderëve kryesorë, por me faktin se Rama ka mbajtur hapur anën e Serbisë në shumë raste.
“Ajo që më bën përshtypjes është që edhe para kësaj qeveri Prishtina zyrtare nuk ka qenë gjithmonë dakord me qëndrimet e Tiranës zyrtare, ka pasur edhe më herët rezerva, ka pasur qëndrime nga Rugova dhe të tjetër, por një hendek kaq i madh mes politikës shqiptare në Tiranë dhe asaj në Kosovë nuk ka ekzistuar si këto 10 vjet. Kjo nuk lidhet me karakterin e dy liderëve kryesorë të dy vendeve.
Thelbi i konfliktit qëndron se Rama prej 10 vjetësh ka mbajtur në shumicën e rasteve anën e Serbisë dhe jo të Kosovës. Në një samit të NATO pasi ndodhi agresioni rus kundër Ukrainës Rama u deklaroi udhëheqësve të samitit të NATO që të mos sulmoni dhe mos dëmtonin pozicionin e Serbisë dhe Vuçiç por ndërkohë nuk kam dëgjuar kurrë nga Rama që të flasë që Kosova të bëhet anëtare e NATO”, tha ai.