Limaj: Zotimet tona janë siguri për të ardhmen, sepse e kaluara jonë është veç vepra

Aktuale

Limaj: Zotimet tona janë siguri për të ardhmen, sepse e kaluara jonë është veç vepra

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 20:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka takuar strukturat drejtuese të degës së këtij subjekti në Drenas.

Limaj ka thënë se Drenasi është rreshtuar fuqishëm për Kosovën fituese.

Pavarësia energjetike, rivitalizimi i ndërmarrjeve publike, anëtarësimi në NATO, shëndetësia, arsimi dhe bujqësia janë zotimet tona para çdo qytetari të Kosovës”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Postimi i plotë i Limajt:

Drenasi është rreshtuar fuqishëm për Kosovën fituese, veç VEPRA!

Në kohën kur Kosova po ballafaqohet me krizë ekonomike, mungesë sigurie dhe sanksione ndërkombëtare, lista jonë për Kosovën fituese, e cila është veçVEPRA, ka ofertën më të mirë për realizimin e objektivave shtetërore, si dhe faktorizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Pavarësia energjetike, rivitalizimi i ndërmarrjeve publike, anëtarësimi në NATO, shëndetësia, arsimi dhe bujqësia janë zotimet tona para çdo qytetari të Kosovës.

Zotimet tona janë siguri për të ardhmen, sepse e kaluara jonë është veçVEPRA..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat