Ky është zv/ministri i ri i MINT-it

Aktuale

Ky është zv/ministri i ri i MINT-it

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Ndonëse kanë mbetur edhe pak javë deri në zgjedhjet e 9 shkurtit, kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka bërë ndryshime në ekzekutivin e tij.

Ai ka liruar nga detyra Resul Makreshin, zëvendësministrin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në vendimin e siguruar nga media sqarohet se Makreshi, që vije nga komuniteti ashkali, është i obliguar të bëjë deklarimin ẹ pasurisë, në Pajtim me Ligjin Nr. 08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Image
Vendimi

Në vend të tij, është emëruar Agim Hyseni.

Në vendimin e siguruar  thuhet se zëvendësministri emërohet për mbështetjen e ministres dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga vet ministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat