Rohde falënderon Kosovën, për mbështetjen pas sulmit në Gjermani

Aktuale

Rohde falënderon Kosovën, për mbështetjen pas sulmit në Gjermani

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 09:08
Jorn Rohde

Një incident i frikshëm ndodhi të premten mbrëma në Magdeburg të Gjermanisë, ku një veturë hyri me shpejtësi në tregun e Krishtlindjeve dhe u përplas me turmën.

Dhjetëra persona u lënduan teksa 5 persona vdiqën, përfshirë dhe një 9-vjeçar.

Pas këtij incidenti të rëndë, krerët institucionalë dhe populli i Kosovës u solidarizua me Gjermaninë. Lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

“Dua të falënderoj të gjithë kosovarët për mesazhet solidarizuese në dy ditët e fundit. Dhimbje e thellë për ngjarjet në Magdeburg, por edhe mirënjohje për momentet e rëndësishme dje në koncertin tonë në Gjakovë, duke na kujtuar atë që ka vërtet rëndësi: Dashuria dhe paqja, jo urrejtja dhe dhuna”, u shpreh Rohde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat