Media raportoj mbrëmë se kryeministri, Albin Kurti ka bërë ndryshime në ekzekutivin e tij.
Ai ka liruar nga detyra Resul Makreshin, zëvendësministrin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
E rreth kësaj ka reaguar Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës, ku kanë thënë se nuk e shohin të drejtë këtë vendim.
Reagimi i plotë:
Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës, njofton opinionin publik, se dje Kryeministri Kurti, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë z.Resul Makreshi, duke e zëvendësuar atë me z.Agim Hyseni.
I nderuari Makreshi, me profesionalizëm dhe përgaditje adekuate për politikat qeveritare, me kujdesë të plotë kontribuoj gjatë këtij mandati qeverisës, ku shërbeu me integritet të lartë duke mos i shkaktuar qeverisë dhe pozitës së tij asnjë dëm dhe skandal të vetëm.
Fakti që, Agim Hyseni, tashmë zëvendësminister, ishte i denuar dhe i burgosur për keqpërdorim fondesh, PDAK, shpreh shqetësimin e saj për vendimin e Kryeministrit Kurti, në emrimin e Agim Hyseni në postin e zevendësministrit të MINT, të cilin e konsiderojmë të ndikuar politikisht nga ish deputeti dhe ish i burgosuri për korrupsion gjithashtu Etem Arifi, kryetar i PAI-së dhe deputeti aktual Bekim Arifi.
Poashtu emrimin e Agim Hysenit zëvendësministër, në përfundim të
mandatit dhe në kohë fushate, e shohim si veprim të ulët dhe skandaloz duke avansuar në pozita qeveritare njerez të pashkolluar, të korruptuar dhe me skandale, të cilët nuk i bëjnë nderë komunitetit Ashkalinjë.
Komuniteti Ashkalinjë ka nevojë për zhvillim dhe përfaqësues me duar të pasterta e profesionist, të cilët kontribuojne dhe krijojnë politika në avansimin e pozitës së komunitetit Ashkalinjë në Republikën e Kosovës.
Në këtë mënyrë, komuniteti Ashkalinje ndjehet i fyer dhe i shqetësuar, pasi me këtë veprim, keni përulur dhe demotivuar vlerat e përgaditura dhe profesionale që ka rinia e komunitetit Ashkalinjë në Kosovë. Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës-PDAK