Qeveria ndau nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët, Rukiqi: Keqpërdorim i parasë publike

Aktuale

Qeveria ndau nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët, Rukiqi: Keqpërdorim i parasë publike

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 11:55
Berat Rukiqi

Berat Rukiqi nga LDK ka reaguar pasi Qeveria vendosi t’i ndajë nga 100 euro për secilin fëmijë e pensionist.

Ai ka thënë se Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave.

Sipas tij ky është keqpërdorim eklatant i parasë publikë që as nuk ndihmon as nuk zhvillon.

“Asgjë e re. Qeveria në panik, vazhdon përdorimin e parasë publike, për blerje të votave. Ky është keqpërdorim eklatant i parasë publike, që as nuk ndihmon, e as nuk zhvillon. Të njejtat para, me automatizëm, do të shkojnë në faturat e shtrenjta të energjisë elektrike.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat