“Logjikë mashtruese”, e quajti ish-diplomati Avni Arifi, shpërndarjet nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët mu në prag zgjedhjesh nga Qeveria e Kosovës.
Arifi, i cili me të parë njoftimin se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thirrur konferencë për media me Ministrin e Financave, Hekuran Murati, tha se e dinte që do të shpërndaheshin nga 100 euro.
“Më besoni, kur bëra postimin se sot Kurti mund të japë nga 100 €, nuk e bëra sepse kisha ndonjë informatë. Postimin e bëra duke njohur logjikën mashtruese të Kurtit.
Është për të ardhur keq që po merr kaq shumë kohë që populli i Kosovës ta njohë këtë logjikë mashtruese”, shkroi Arifi.