Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë për gjithë fëmijët të moshave nga 0 deri 16 vjet.
E ndaj këtij vendimi të qeverisë, ka reaguar Rron Gjinovci, i cili e mirëpriti.
Ai në një postim në Facebook bëri një pyetje për kritikët e këtij vendimi, përcjell “Bota sot”.
“Mujmë me kritiku e me thonë çka të dojmë, por pse ato qeveritë tjera para saj veç vjedhshin e s'ndajshin sen me popullin?”
Postimi i plotë
Është hera e 5-të për pensionistë e hera e 2-të për fëmijë deri në 16 vjeç, që kjo qeveri ndan kah 100€. Mujmë me kritiku e me thonë çka të dojmë, por pse ato qeveritë tjera para saj veç vjedhshin e s'ndajshin sen me popullin?