Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu për gjithë fëmijët të moshave deri 16 vjeç.
Këtë vendim e ka përshëndetur deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca, duke thënë se çdo fëmijë e çdo pensionist do t’i marrë nga 100 euro shtesë këtë mua
Përmes një postimi në Facebook, Grainca ka thënë se buxheti i shtetit me Qeverinë Kurti është i qytetarëve dhe shpërndahet tek ta.
Postimi i plotë:
Çdo fëmijë e çdo pensionist do t’i marrë nga 100 euro shtesë këtë muaj.
Buxheti i shtetit me Qeverinë Kurti është i qytetarëve dhe shpërndahet tek ta. 🤍