​Kurti për zëvendësministrin e ri të MINT, “ende nuk kemi arritur të shqyrtojmë krejt çka po thuhet”

Aktuale

​Kurti për zëvendësministrin e ri të MINT, “ende nuk kemi arritur të shqyrtojmë krejt çka po thuhet”

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur sot për lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Resul Makreshi. Sipas Kurtit se pozita e tij e punës ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit të LVV-së dhe PDAK.

Rreth emërimit të Agim Hysenit si zëvendësministër i ri në MINT, ka reaguar sot Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës, e cila ka shprehur shqetësimin e saj, për veprimin e kryeministrit Kurti. Përmes një komunikate për media, kjo parti thotë se Hyseni “ishte i dënuar dhe i burgosur për keqpërdorim fondesh”.

Kurti në konferencën e thirrur për media u pyet lidhur me këto reagime, ndërkaq u kundërpërgjigj duke thënë se nuk është arritur të shqyrtohet çka po flitet, por nëse sipas tij është lajm i vërtetë, atëherë do të merren masa.

Kurti: Zëvendësministri nga radhët e tyre është pjesë e marrëveshjes sonë të koalicionit

“Me partinë e cila i përfaqëson ashkalinjtë në Kuvendin e Republikës dhe në qeverinë tonë, unë jam në koalicion, prandaj zëvendësministri nga radhët e tyre është si emër i veçantë pjesë e marrëveshjes sonë të koalicionit. Tash, ne ende nuk kemi arritur ta shqyrtojmë krejt çfarë thuhet për zëvendësministrin e ri, por kur ta bëjmë këtë do ta marrim veprimin apo vendimin adekuat”, tha Kurti.

Ndërsa, ministri Murati i pyetur për ligjin e punës që nuk ka arritur të miratohet këtë vit pavarësisht premtimeve, shtoi se parashihet të bëhet një ndryshim plotësim para se të shkohet me aplikimin e të gjithë direktivave të BE-së.

Ndërkaq, arsyeja pse po vonohet kaq shumë, Murati ka theksuar se është çështja e lehonisë dhe pushimit prindërorë, gjë për të cilën po parashihet të krijohet një institut i ri, i cili do të bëjë menaxhimin e një fondi të ri në të cilin do të bëhen pagesat për përfitimet e sigurimeve shoqërore.

Murati: Parashohim të bëhet një ndryshim plotësim para se të shkohet me aplikimin e të gjitha direktivave të BE

“Sa i përket ligjit të punës, në veçanti ne parashohim që të bëhet një ndryshim plotësim, para se të shkohet me aplikimin e të gjitha direktivave të Bashkimit Evropian, sepse duhet të kemi parasysh se jemi në një start tjetër të zhvillimit të tregut të punës dhe nuk mendoj si ministër i financave që të kemi ligje të cilat janë të mira në letër, por do të ishin të mira për shtete që tashmë janë në BE, ndërsa bëhen të pazbatueshme në vendin tonë. Arsyeja pse po na merr kaq gjatë, është edhe çështja të lehonisë dhe pushimit prindëror gjë për të cilën, ne parashohim të krijohet një institut i ri, i cili do të bëjë menaxhimin e një fondi të ri të veçantë, i cili pastaj do të bëjë edhe pagesat për përfitimet e sigurimeve shoqërore, të cilat do të menaxhohen nga ky fond”, shtoi Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat