Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit ka komentuar marrëveshjen e fundit të kryenegociatorëve të dialogut Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, në një takim të ndërmjetësuar nga i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, në Bruksel për zbatimin e Deklaratës së vitit 2023 për Personat e Zhdukur.
Në një intervistë për eo Gara theksoi se takimet që janë mbajtur gjatë këtij viti, përfshirë ato në Bruksel, kanë fokusuar përpjekjet për respektimin e të drejtave të familjeve të personave të zhdukur, duke e bërë këtë çështje prioritare.
“Gjatë këtij viti kemi pasur një sërë takimesh përjashton në këtë rast takimet në nivelin e Brukselit. Krahas takimeve që janë mbajtur në Bruksel në të gjitha takimet çështja e personave të zhdukur gjithsesi përpjekjet e respektimit të drejtë elementare të familjes dhe familjarëve të personave të zhdukur është çështje prioritare. Takimi me 31 janar të këtij viti dhe takimi me 2 korrik ne jemi dakoruduar të kemi të paktën tri lokacione në territorin e Serbisë, të cilat do të adresoheshin gjatë pjesës së dytë të këtij viti, siç e kemi theksuar përjashto rastin përpjekjet për një lloj përgatitje të lokacionit në Kozhle të cilat para disa ditës përpjekje për të përgatitur terrenit këto vlerësime janë ndërprerë me arsyetimin se do të bartën për vitin 2025. Të njëjtën kohë jo vetëm në lokacionin Kozhle, por edhe lokacioni tjetër i dakorduar siç është lokacioni në Kozarevë, Batanicë, ne ende nuk kemi pranuar datën për fillimin e vlerësimit apo vazhdimin e gërmimeve vlerësuese”, ka deklaruar Gara.
Gara përmendi takimet ku është arritur dakordimi për të gërmuar të paktën tri lokacione në territorin e Serbisë mirëpo ai shtoi se ka pasur politizim që ka ndikuar në vonim të procesit nga pala serbe.
“Serbia ka vazhduar me politizimin e skajshëm të këtij procesi prandaj është shumë e rëndësishëm dhe është mirëpritur dakordimi për funksionalizimin meqë është vlerësuar si një mundësi që të gjitha shqetësimet për mos zbatim të zotimeve nga pala serbë, siç kemi rastin konkret në rastin e tri lokacione. Por kemi adresë për këto shqetësime, përfshirë këtë rast më shumë se 20 raste të lokacioneve që janë adresuar gjatë këtyre takimeve, përfshirë një sërë kërkesa për qasjen në arkiva e ish ushtrisë Jugosllave, përgjegjëse për krimet e përmasave gjenocidale të kryera gjatë luftës në Kosovë në regjionin e Drenicës”, theksoi ai.
Ai përmendi gjithashtu pesë varre masive në Serbi që sipas tij duhet të adresohet urgjentisht.
“Institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë përpjekjet për të siguruar të drejtën e familjeve për të ditur vendndodhjen e të dashurve të tyre”.
“Gjatë këtyre viteve gjithnjë duke thirrur në marrëveshjen 2 maj prandaj është shumë e rëndësishme dhe është vlerësuar si një shpresë që do të adresohet të gjitha shqetësimet për mos reflektim të palës serbë përkundër dakordimeve e zotimeve, qoftë gjatë takimeve apo bazuar në marrëveshjen e 2 maj apo në marrëveshjen paraprake. Ajo që është shumë e rëndësishme është kërkesa që Serbia sa më parë të caktojë datat për fillimet e gërmimeve në lokacionet të shënuara apo të caktojë data për vazhdimin e gërmimit në lokacione të cilat nuk kanë përfunduar deri më tani. Në Serbi kemi pesë varre masive dhe se duhet të adresohen, përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve të Kosovës të respektohet një drejtë elementare për të ditur vendndodhjen e më të dashurve të tyre”, përfundoi ai.