Forumi për Transparencë Parlamentare, mbështetur nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), sot organizon konferencën përmbyllëse:
“Transparenca parlamentare: Arritjet e deritanishme dhe prioritetet për të ardhmen”.
Në këtë konferencë do të flasin Arbëreshë Kryeziu Hyseni, kryesuese e Forumit për Transparencë Parlamentare, Driton Selmanaj, anëtar i Forumit për Transparencë Parlamentare dhe Violeta Haxholli, anëtare e Forumit për Transparencë Parlamentare (KDI).
Po ashtu do të bëhet prezantimi i punimeve të nxënësve filloristë nga “Punëtoria e Demokracisë”.