Në emisionin EURO n’T7 është disktuar për se sa u luftua korrupsionin gjatë qeverisjes Kurti. Raportet ndërkombëtare si ai i Departamentit Amerikan të shtetit tregojnë se ka korrupsion serioz qeveritar, derisa ai Komisioni Evropian në raportin e tyre të fundit tha se Kosova ka progres të kufizuar në luftën kundër korrupsionit.
Avokati Tomë Gashi, i cili njihet si një ndër mbështetësit të qeverisë aktuale ka thënë se luftë për korrusion ka pasur deri me ardhjen e qeverisë Kurti, prej ardhjes së saj lufta e tyre ka qenë kundër korrupsionit.
Ai përmendi faktin se tashmë janë së paku dy ministra duke u hetuar për korrupsioni por deri në verdiktin final sipas tij nuk mund të themi se ata janë fajtorë.
“Derisa të kemi një aktgjykim dënues e që unë besoi që nuk do të ketë, ne duhet me thënë se prej sa ministrave që i ka qeveria nën hetime, po flas për qeverinë Kurti 3, sepse për ketë aktuale nuk ka shanca që të kemi dikë as dënuar as të liruar nga dyshimet për korrupsion”, ka thënë Gashi.
Tutje sipas tij për atë që quhet korrupsion i hapur nuk ka pasur të dënuar por se përceptimi ka qenë për aferën “Pronto’.