Veprimtari shqiptar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ramazan Bekteshi ka kritikuar ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me fjalimin e mbajtur në Kuvendin e Kosoës.
Bekteshi përmes një potimi në Facebook e cilësoi si “tradhti pa pardon”, faktin se si Rama në vitin 2015 loboi për Speciale, kurs tani vjen dhe akuzon parlamentin e Kosovës.
“Tradhtia pa pardon e Ramës,
Në korrik 2015, loboi për Specialen, erdhi me helikopter nga TR, në dhjetor 2024 do rezolutë kundër saj dhe akuzon parlamentin e RKS-së!” – shkroi në postimin e tij në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Madje, ai bëri edhe një koment tjetër, duke thënë se Rama po vazhdon ta kompikojë çështjen e Kosovës, duke e fajësuar atë në vazhdimësi, kurse për Vuçiqin nuk e thotë asnjë fjalë.
“I vëllai i Vuçiqit, Rama, që për këshilltar pat projugosllavët kosovar, vazhdon ta komplikoj çështjen e Kosovës kur ajo e ka pisk. Ai nuk kursen mjete për të fajësuar Kosovën para bashkësisë ndërkombëtare, qoftë edhe në kuvend të Kosovës. Por, Rama s'ka asnjë fjalë t'i thotë Vuçiqit, as gjatë agresionit të Banjskës, as gjatë shpërthimit të Hidro-sistemit në veri”.
Tutje, vazhdoi duke potencuar se si Rama nuk po i përkrah protestat në Beograd, derisa kryeministrin shqiptar dhe Vuçiqin i krahasoi me Assad-in, duke thënë se po ndjekin rrugën e këtij të fundit.
“Rama, bashkëautor i Ballkanit të Hapur, nuk ka asnjë fjalë përkrahëse për lëvizjen studentore të Beogradit dhe demonstratat masive që kërkojnë diktatori dhe krimineli Vuçiq të largohet. S'ka dyshim se pas diktatorit dhe kriminelit Vuçiq radhën e ka tradhtari, mafiozi, Pablo Escobari i Ballkanit, diktatori Rama. Rama dhe Vuçiq ndjekin udhën e Assadit.
P.S. Ata që votuan Specialen ende i kritikojnë ata që s'e votuan Specialen edhe pse tani janë haxhipishman dhe e pranojnë, se "jemi mashtruar"!”, përfundoi komentin Ramazan Bekteshi, përcjell “Bota sot”.