Duda Balje: Është shumë serioze, institucionet kompetente duhet t’i kontrollojnë shpenzimet e Qeverisë

Aktuale

Duda Balje: Është shumë serioze, institucionet kompetente duhet t’i kontrollojnë shpenzimet e Qeverisë

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 08:51
Duda Balje

Deputetja Duda Balje, ka komentuar shpenzimet e Qeverisë për udhëtime dhe telekomunikim.

Ajo theksoi se, krahasuar me Kuvendin, Qeveria ka më shumë mundësi dhe liri në realizimin e shpenzimeve, por shprehu besimin se shpenzimet janë bërë për arsye të mira dhe të justifikuara.

‘’Kuvendi me Qeveri ka shumë dallim se ne jemi të kufizuar ne nuk mund të bëjmë asnjë shpenzim jashtë rregullores së Kuvendit dhe për Qeveri po dua të besoj se kanë ditë çka po bëjnë dhe me arsyetime kanë shpenzuar shuma serioze’’, tha ajo.

Balje shtoi se ajo nuk ka qenë pjesë e Qeverisë dhe se nuk është në dijeni të detajeve të këtyre shpenzimeve, por beson se ato janë kryer, siç thotë, për interes të Kosovës.

‘’Unë po pres edhe nga VV që kanë ditë çka po bëjnë dhe dua të besoj që të gjitha shpenzimet kanë qenë me arsyetime të logjikshme. Është shumë serioze, s’kam qenë pjesë e Qeverisë dhe nuk e dijë sa kanë drejtë të shpenzojnë’’ shtoi Balje.

Deputetja Balje, apeloi që institucionet kompetente të kryejnë një kontroll të detajuar për të verifikuar nëse shpenzimet janë bërë në mënyrë të drejtë dhe të arsyeshme.

‘’Institucionet kompetente duhet të kontrollojnë të gjitha këto ta dimë a kanë pas të drejtë’’ u shpreh Balje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat