Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka kritikuar Qeverinë Kurti, për shpenzimet e saj në udhëtime dhe telekomunikime, duke thënë se ajo ka krijuar pritje të mëdha për ndryshime, por nuk ka arritur të sjellë rezultate të dukshme.
‘’ Kjo Qeveri ka krijuar pritje të mëdha’’, tha ai.
Ai theksoi se Qeveria ka ardhur në pushtet me kritika për luksin qeveritar, por sipas tij, nuk është bërë asnjë ndryshim substancial në këtë drejtim.
‘’Ka ardhur me kritika për luksin qeveritar, nuk është se ka ndryshuar diçka’’ u shpreh Rukiqi.
Rukiqi e quajti këtë situatë edhe më problematike pasi, siç u shpreh ai, shpenzimet e tilla nuk kanë sjellë rezultate konkrete, as në politikën e jashtme dhe as në nxitjen e investimeve strategjike që ishin pritur të kontribuonin në zhvillimin e vendit.
‘’ Sigurisht kjo bëhet edhe më problematike se nuk është ndonjë rezultat, as të asaj të politikës së jashtme, as asaj të nxitjes së investimeve strategjike që do të duhej të i sillnin vendit’’ deklaroj Rukiqi.