Kuvendi i Kosovës është ndër institucionet më të hapura dhe transparente në rajon.
Kështu u tha në konferencën përmbyllëse të Forumit për Transparencë të Kuvendit.
Kryetarja e këtij forumi, deputetja Arbëreshë Kryeziu, tha se legjislativi është një institucion gjithëpërfshirës.
Megjithatë, nga shoqëria civile u kërkua më shumë angazhim për transparencë më të madhe në Kuvend.