Haxhiu mbështet Kurtin: Specialja nuk ka arsye të refuzojë kërkesën për ta intervistuar në zyrë

Aktuale

Haxhiu mbështet Kurtin: Specialja nuk ka arsye të refuzojë kërkesën për ta intervistuar në zyrë

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 14:04
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk ka asnjë arsye që prokurorët e Prokurorisë Speciale të refuzojë kërkesën e kryeministrit Albin Kurti, që ta intervistojnë në zyrë, ashtu siç kërkoi vet ai.

Ajo shton se për shkak të agjendës së kryeministrit, kabineti i tij i ka propozuar Prokurorisë Speciale disa data se kur mund të realizohet kjo intervistë.

“Sa i përket ftesës së Prokurorisë Speciale ndaj kryeministrit Kurti, siç e keni parë kryeministri Kurti nuk e ka refuzuar ftesën e Prokurorisë Speciale për intervistim. Përkundrazi ashtu siç e keni parë, kryeministri Kurti ka shprehur gatishmëri që kërkesa e tyre të realizohet. Kabineti i kryeministrit i ka propozuar tri data se kur mund të realizohet kjo kërkesë, bazuar edhe në agjendën e kryeministrit Kurti, dhe tashmë gjatë kësaj jave kanë mbetur dy data që kabineti i kryeministrit i ka propozuar për Prokurorinë Speciale, prandaj konsideroj që nuk ka asnjë arsye që prokurorët, të cilët po thuhet se janë të interesuar të marrin dëshminë e kryeministrit Kurti për rezervat shtetërore, pra nuk ka asnjë arsye që ta të refuzojnë që t’i përgjigjen kërkesës së kryeministrit Kurti për ta intervistuar në zyrë ashtu siç ka kërkuar ai”, tha ministrja.

Ajo shton se kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë, duke shtuar se ‘ka ndodhur edhe në të kaluarën, por nuk duan të flasin’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat