U kritikua për shtesat nga 100 euro, Tomë Gashi i del në mbrojtje Kurtit: Kujton kohën për Haradinaj…!

Aktuale

U kritikua për shtesat nga 100 euro, Tomë Gashi i del në mbrojtje Kurtit: Kujton kohën për Haradinaj…!

Nga: A.M. Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 14:32
Avokati Tomë Gashi

U kritikua për shtesat nga 100 euro, Gashi i del në mbrotje Kurtit: Kujton kohën për Haradinajt.

Avokati Tomë Gashi ka reaguar në lidhje shtesat prej 100 euro që qeveria Kurti ka ndarë për pensionistët dhe fëmijët deri ne 16 vjeç.

Ai me këtë rast kritikoi ata që dolën kundër këtij vendimi të qeverisë, e madje e rikujtoi kohën kur disa në pushtet blenin tokë 1 ari – 3.5 euro.

Në këtë pikë, Gashi godit Haradinajn, pasi dihet që ky i fundit ka blerë tokë dhe e ka nënshkruar marrëveshjen për Demarkacion, bashkë me disa ish-pushtetarë.

“Hec e mos e voto tani Albini”, shkroi avokati, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

A janë pak 100 euro që po ua falë qeveria Kurti pensionistëve dhe fëmijvëe deri në moshën 16 vjeçare.

A e mbani mend që dikur disa në pushtet për veti blenin tokë në Kosovë, 1 ari - 3.5 EURO

A po i bjen që kanë ble 28.5 ari me 100 euro.

Disa kanë ble edhe me nga 1 euro 1 ari tokë Kosovë.

Pastaj ja falën mbi 825.000 ari tokë Kosovë apo mbi 8250 hektarë Malit të Zi.

Hec e mos e voto tani Albinin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat