Nënshkruhet marrëveshja për certifikimin e produkteve

Aktuale

Nënshkruhet marrëveshja për certifikimin e produkteve

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 16:04
Rozeta Hajdari

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë nënshkrimin e marrëveshjeve për certifikim të produkteve.

Kjo marrëveshje kap vlerën e 300 mijë eurove për fazën e dytë, që ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e prodhimit dhe përpunimit, përmirësimin e bilancit tregtar përmes rritjes së eksportit apo rritjes së pjesëmarrjes së produkteve vendore në tregun ndërkombëtar.

Ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari ka theksuar se kanë për qëllim strategjik zhvillimin e sektorit privat, pasi siç tha ajo, është premtues për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Ndërsa, ajo ka shtuar se deri në vitin 2030 industria e Kosovës do të transformohet në një industri më të integruar globalisht që është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim të denjë.

Ndërsa, ka thënë se kjo është faza e dytë me qëllim që të mbështeten ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për certifikim.

Në anën tjetër, zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm në Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Zef Dedaj ka thënë se viti 2024 po përmbyllet me 308 biznese prodhuese, përpunuese të ndryshme përfituese në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat