Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fatmir Çollaku, ka thënë se nuk mund të përjashtohet mundësia e ndonjë skenari të improvizuar nga Serbia në Kosovë, në kohën kur Vuçiq po përballet me protesta të mëdha kundër tij në Beograd.
Ai ka thënë se profile të politikanëve si Vuçiq, zakonisht improvizojnë situate për të tërhequr vëmendjen nga ato me çfarë po përballen.
“Jo vetëm Vuçiq, liderët e profilit të tillë edhe në të kaluarën jo të largët, profili i politikanit të tillë natyrisht që shpik, improvizon, inskenon situata të tjera për të heqë vëmendjen nga situatat reale që i kanë brenda shtetit të vet”, ka thënë Çollaku.
Megjithatë, ai ka vlerësuar se Vuçiq nuk mund ta ketë të lehtë të bëjë ndonjë veprim, pasi sipas tij, tashmë as organet e sigurisë në Serbi nuk janë aq të dëgjueshme ndaj Vuçiqit.
“Por situate tash nuk është e ati niveli që Vuçiq mund të bëjë lehtë një aventurë të tillë, sepse edhe pjesë të sistemit të sigurisë nuk janë shumë lojal ose së paku nuk e kanë çfarë e kishin dikur, sepse situate mund të eskalojë atje në kuptimin edhe politik që të ketë një strukturë kundër Vuçiqit. Prandaj po vlerësoj se edhe mekanizmat e sigurisë nuk i ka në atë potencialin vet çfare i kishte”, ka thënë ai.