Lushaku: Po garoj për ministre të Arsimit

Aktuale

Lushaku: Po garoj për ministre të Arsimit

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 18:33
Jehona Lushaku-Sadriu

Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike ka bërë të ditur që e synon postin e ministries së Arsimit.

Në këtë pozicion ajo synon që ta zgjerojë mësimin gjithëditor edhe në vendet tjera.

“Absolutisht, po. Unë e kam planin. Ne në rrugën e re e kemi paraparë që në pesë komuna të fillojmë mësimin gjithëditor”, ka thënë Lushaku.

“Unë garoj për me qenë ministre e Arsimit dhe besoj që me mua në krye të arsimit, do ta implementoj mësimin gjithëditor edhe në më shumë komuna se sa pesë”.

“Edhe mësimi gjithëditor është njëri nga projektet tona kryesore në emër të partisë po e them, edhe këtë e ka deklaru edhe kandidati ynë për kryeministër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat