“Vendimin për moscertifikimin e Listës Serbe, s’ka dyshim që do të rrëzohet”/ Cakolli: Ja kush do ta bëjë këtë

Aktuale

“Vendimin për moscertifikimin e Listës Serbe, s’ka dyshim që do të rrëzohet”/ Cakolli: Ja kush do ta bëjë këtë

Nga: A.SH Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se ky vendim do të rrezohet.

Sipas tij, këtë do ta bëjë PZAP-ja ose Gjykata Supreme.

Postimi i plotë:

Vendimin për moscertifikimin e Listës Serbe, s’ka dyshim që do të rrëzohet. PZAP-ja ose Gjykata Supreme. Veçse kemi precedent të ngjashëm nga viti 2019, kur PZAP-ja dhe Gjykata Supreme kishin konfirmuar se KQZ-ja nuk ka autoritet ligjor të shtojë kritere përtej atyre formale të përcaktuara me ligj – kritere që Lista Serbe i plotëson nominalisht, meqë statuti dhe programi i saj nuk përmbajnë referime kundërkushtetuese.

I vetmi rezultat që do ta prodhojë vendimmarrja e sotme, është paraqitja jonë si palë ku ndërhyhet politikisht në zgjedhje, ku nuk përfillen kriteret e caktuara ligjore, apo ku partitë e komuniteteve jo-shumicë “pengohen” të garojnë në zgjedhje.

Nëse ka shqetësime reale për aktivitetin e Listës Serbe, ekzistojnë procedura të qarta ligjore për çregjistrimin e një partie politike. Por këto procedura kërkojnë prova dhe procese të rregullta, jo vendime ad-hoc si ky për refuzimin e certifikimit.

Sistemi ligjor nuk funksionon me fjalë e diskurs, por me procedura dhe rregulla. Prandaj, edhe në këtë rast, s’është hiç me rëndësi kush është palë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat