Moscertifikimin e Srpska-s, reagon edhe ambasadori Rohde: Ndaj shqetësimet, është procedurë që...

Aktuale

Moscertifikimin e Srpska-s, reagon edhe ambasadori Rohde: Ndaj shqetësimet, është procedurë që...

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 20:53
Jorn Rohde

Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit tha se ndan shqetësimin e shprehur nga SHBA dhe BE.

Rohde shtoi se procesi i certifikimit nuk duhet të politizohet.

“Unë ndaj shqetësimet e BE-së dhe SHBA-së në lidhje me moscertifikimin e Listës Srpska.

Zbatimi i barabartë i ligjit për të gjithë është thelbësor. Procesi i certifikimit është një procedurë rreptësisht formale që nuk duhet të politizohet”, shkruan ambasadori në “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat