Shkëlzen Gashi: Pak kush e di, por ky personalitet ndërkombëtar ia dha Ibrahim Rugovës idenë për themelimin e LDK-së

Aktuale

Shkëlzen Gashi: Pak kush e di, por ky personalitet ndërkombëtar ia dha Ibrahim Rugovës idenë për themelimin e LDK-së

Nga: A.SH Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 22:27
Karel Schwarzenberg

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar të hënën 35-vjetorin e themelimit në një ceremoni solemne që mblodhi udhëheqës, anëtarë dhe përkrahës të kësaj partie.

Por, analisti Shkëlzen Gashi, ka thënë se pak njerez e dinë se themelimin për LDK-në e ka dhënë një personalitet ndërkombëtar, Karel Schwarzenberg.

"Një intervistë të dhënë në vitin 1991, Ibrahim Rugova thotë se Schwarzenberg ka merita të mëdha për themelimin e LDK-së”, shkruan Gashi.

Postimi i Gashit:

KUSH E DHA IDENË PËR THEMELIMIN E LDK-SË?

pak njerëz e dijnë që personaliteti ndërkombëtar që ia dha Ibrahim Rugovës idenë për themelimin e LDK-së është Karel Schwarzenberg (1937–2023), familja e të cilit ishte udhëheqëse e Perandorisë Habsburge. Në një intervistë të dhënë në vitin 1991, Ibrahim Rugova thotë se Schwarzenberg ka merita të mëdha për themelimin e LDK-së.

Gjatë viteve ‘80 Schwarzenberg ishte kritik i njohur kundër shkeljes së të drejtave të njeriut në Bllokun Lindor dhe kryesues i Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit për të drejtat e njeriut. Pas rënies së komunizmit, ai u zhvendos në Pragë dhe u emërua këshilltar i ngushtë i Václav Havel-it.

Gjatë viteve 2007-2009 ishte Ministër i Jashtëm i Çekisë dhe në këtë cilësi, një muaj para shpalljes së pavarësisë së Kosovë erdhi në Kosovë dhe paralajmëroi se Kosova do të bëhej e pavarur dhe se Çekia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, vendim ky që kundërshtohej nga Presidenti i Çekisë. Teksa i komentonte qëndrimet e Presidentit të Çekisë, Milos Zeman, kundër njohjes së Kosovës, Schwarzenberg përgjigjej me ironi. “Ai është kundërshtar i vjetër i Kosovës. Ai është President i qëndrimit sërb, mirëpo për fatin e tij të keq në tashmë e kemi njohur Kosovën”.

Nejse, e dhimbshme që kurrë kurrkush s’e përmend as s’e nderon Karel Schwarzenberg për kontributin e tij të madh për Kosovën 🙁

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat