Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për moscertifikim të Listës Serbe

Aktuale

Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për moscertifikim të Listës Serbe

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian ka thënë se është për keqardhje moscertifikimi i Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

BE thotë se të gjithë kandidatët e kualifikuar duhet të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhje të lira dhe fer, në përputhje të plotë me ligjin e Kosovës dhe zbatimin e barabartë të tij.

“Procesi i certifikimit duhet të bazohet në standardet dhe procedurat ligjore në përputhje me ligjin në fuqi, e jo në konsiderata politike.

BE-ja thekson se procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike, thuhet në përgjigjen e BE-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat