Elshani: MPB s’ka kthyer përgjigje për kandidatët, Lista Serbe mund ta fitojë rastin në PZAP

Aktuale

Elshani: MPB s’ka kthyer përgjigje për kandidatët, Lista Serbe mund ta fitojë rastin në PZAP

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 23:51
Arianit Elshani

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, ka thënë se vendimi i KQZ-së për moscertifikim të Listës Serbe nuk është konsultuar mirë me bazën ligjore.

Mbi këtë ai ka thënë se Lista Serbe mund ta fitojë rastin në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Kam drojën time që ky vendim i sotëm mund të fitohet nga Lista Serbe në PZAP, pra në momentin kur vendimet e tilla merren me nguti. Ky është rreziku ku vendimet nuk janë të konsultuara mirë me bazë ligjore dhe referencë. Kjo është arsyeja pse sot kamë kërkuar sqarime nga MPB”, ka thënë Elshani.

Ai ka thënë se kanë dërguar letër në Ministrinë e Punëve të Brendshme edhe më herët për të marrë informacione nëse kandidatët e Listës Serbe janë pjesë e ndonjë organizate terroriste, por që nuk kanë marrë.

“Kemi dërguar kërkesë për verifikimin e kandidatëve të Listës Serbe në MPB. Për këtë kërkesë ne nuk kemi pranuar përgjigje as nga MPD e as nga MPDJ, përderisa institucionet tjera kanë kthyer përgjigje lidhur me konfirmimin për certifikimin e Listës Serbe”, ka thënë Elshani.

Elshani ka thënë se si PDK po të kishin përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme që kandidatët e Listës Serbe janë pjesë e një organizate terroriste, do të votonin që ata mos të certifikohen.

“Kam drojen time që ky vendim i sotëm mund të fitohet nga Lista Serbe në PZAP, pra në momentin kur vendimet e tilla merren me nguti. Ky është rreziku ku vendimet nuk janë të konsultuara mirë me bazë ligjore dhe referencë. Kjo është arsyeja pse sot kamë kërkuar sqarime nga MPB. Akuzat e VV-së shpifje, kemi qëndruar në mbledhje të KQZ-së dhe kemi shpreh qëndrimin tonë të saktë duke abstenua nga votimi por kemi qëndrua brenda sallës”, ka thënë ai.

Për vendimin e KQZ-së kanë reaguar dhe shpreh shqetësimet e tyre ShBA dhe BE-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat