Shkodra: E çuditshme deklarata e Hill për sulmin në “Ibër-Lepenc”

Aktuale

Shkodra: E çuditshme deklarata e Hill për sulmin në “Ibër-Lepenc”

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 00:05
Selman Shkodra

Analisti politik, Selman Shkodra e ka quajtur të çuditshme deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi Christopher Hill, se për sulmin në “Ibër-Lepenc” nuk ka prova deri më tash që fajësojnë Serbinë.

Për të është e çuditshme se si Hill u deklarua ashtu, pa pasur ndonjë raport nga Byroja Federale amerikane që është përfshirë në hetime.

“Për çudi, për dallim nga Hovenier që tha se ambasadorët nuk është mirë të komentojnë hetimet, Hill tha se deri më tani nuk ka asnjë provë e cila çon në drejtim të Serbisë që ka mund të ketë organizuar ose kryes sulm,in në “Ibër-Lepenc”. Është pak e çuditshme, sepse edhe vet Byroja Federale nuk besoj që ka nxjerrë përfundime deri më tash”, ka thënë Shkodra.

Ai ka vlerësuar se deklarata e ambasadorit Hill ishin të një anshme kur foli edhe për dialogun.

“Deklarata ishin bukur të njëanshme sepse në atë intervistë Hill tha se Serbinë nuk mund ta fajësojë askush për mossuksesin në dialog, gjë që nuk është e vërtetë sepse Serbia është fajtore për moszbatimin e marrëveshjeve”, ka thënë Shkodra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat