​Shërbimi për Fertilizim të Asistuar Mjekësor në QKUK përurohet nga Kurti e Vitia

Aktuale

​Shërbimi për Fertilizim të Asistuar Mjekësor në QKUK përurohet nga Kurti e Vitia

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 09:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot është përuruar shërbimi për Fertilizimin e Asistuar Mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në këtë përurim po merr pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kurti me këtë rast tha se ky investim rreth 2 milionë euro to ti bëjë të lumtur shumë çifte. Ai tha se në dy herët e para shërbimi do të jetë falas, ndërsa në herën e tretë do të kushtojnë 670 euro.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka falënderuar stafin e kësaj klinike për siç tha ai punën e shkëlqyer.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Zef Ndrejaj tha se tashmë ka nisur puna në këtë repart pasi është duke u bërë lista e qifteve që kanë nevojë për këtë shërbim.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kishte deklaruar rreth një muaj më parë se procesi i Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF) do të fillojë gjatë dhjetorit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Sipas tij, ky shërbim do të ofrohet pa kosto në dy procedurat e para dhe me kosto shumë më të ultë pas këtyre dy procedurave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat