​Nga sot shërbimi IVF edhe në Klinikën e Gjinekologjisë

Aktuale

​Nga sot shërbimi IVF edhe në Klinikën e Gjinekologjisë

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 10:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës sot është përuruar shërbimi më i ri gjinekologjik, ai i Fertilizimit të Asistuar Mjekësor, i cili shërbim po nis për herë të parë në institucionet publike shëndetësore për të gjitha çiftet të cilat duan të bëhen prindër.

Për dy herët e para të IVF-të çiftet shërbimin në QKUK do ta marrin falas, ndërsa për herën e tretë kostoja do të jetë 670 euro.

Në inaugurimin e këtij shërbimi shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se tashmë çiftet në Kosovë e kanë një adresë publike dhe moderne për të gëzuar epitetin prindëror.

Sipas tij kostoja e këtij investimi është rreth 2 milionë euro.

Kurti: Ky shërbim do t’i bëjë të lumtura shumë çifte në Kosovë

“Që do t’i bëjë të lumtura shumë çifte në Kosovë, unë pata mundësin që të shoh aparaturën moderne e cila është investimi i fundit bërë këtu, gjithsej është rreth 2 milion euro. Gjysma është prej Ministrisë së Shëndetësisë gjysma prej ShSKUK. Vetëm aparaturë e laboratorit embriologjisë është mbi 1 milion euro dhe përveç kësaj ishin edhe dy ultrazë të ri si dhe një pajisje e cila ishte version i kombinuar i histroskopisë dhe llaparaskopisë. Me këtë investim që kemi bërë në këtë repart do të jetë i mundur që dy herët e para çiftet që vijnë këtu ta kenë falas këtë shërbim cilësor, modern, por gjithashtu edhe pas dy herëve të para do të paguajnë 670 euro, ndërkaq ne e dimë që në sektorin privat kjo është rreth 3 mijë euro”, u shpreh Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka falënderuar stafin e Klinikës së Gjinekologjisë për punën e shkëlqyer për jetësimin e këtij reparti.

Vitia: Stafi ka bërë punë të shkëlqyer

“Shfrytëzoj rastin vetëm t’i falënderoj për punën e shkëlqyer gjithë stafin e Klinikës Gjinekologjike për punën që po e bëjnë”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrike, Zef Ndrejaj u shpreh se ofrimi i shërbimit IFV në sektorin publik do të kursej buxhetin e të gjitha çifteve që kanë probleme me fertilizim.

Ai tha se tashmë në këtë repart ka filluar puna dhe po bëhet mbledhja e pacientëve që kanë këso nevojash.

Ndrejaj: Ky repart kursen buxhetin e qytetarëve, tashmë puna ka filluar

“Është repart i cili ka pasur shumë nevojë popullata jonë në sektorin publik. Jemi prej klinikave në regjion ndoshta fillestare me këtë repart që fillojmë punën. Është repart i cili kursen shumë buxhetin me procedurat, dhe punën që do të bëjë do të kursej buxhetin e popullatës e familjarëve që kanë nevojë për këtë lloj intervenimi. Siç e dimë në klinikat private kjo procedurë shkon deri në 3-4 mijë euro një seanca ndërsa këtu në tërësi shërbimi do të jetë falas. Do ta kemi një aparaturë më të mirën në rajon, dhe shërbimi do të jetë në vlerat më të larta dhe besoj që suksesi do të jetë i madh. Përpos aparaturës stafin e kemi përgatitur që një kohë, janë bërë trajnimet e duhura dhe puna do të filloj puna mbarë dhe do të korrim sukseset. Presim vitin 2025 që ndoshta edhe bebet e para ose indet e para të kryhen në këtë klinikë nga IVF.....08’37Puna vetëm ka filluar, por procedura e IVF, si procedurë i ka ato fazat e veta. Jemi në fazën fillestare ku puna me pacientë vetëm ka filluar. Ka filluar mbledhja e pacientëve që kanë nevojë, klasifikimi i tyre, formimi i listave që shkohet në bazë të procedurave”, u shpreh Ndrejaj.

Deri tani në Kosovë shërbimi i IVF-të është ofruar vetëm në spitalet private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat