LDK ka 25,000 mbështetës nga mërgata, thotë Abdixhiku

Aktuale

LDK ka 25,000 mbështetës nga mërgata, thotë Abdixhiku

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 10:43
Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku

Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se nga 60,000 votues të regjistruar në diasporë për zgjedhjet e shkurtit, 25,000 janë mbështetës të LDK-së, duke e cilësuar këtë si një hap të madh drejt ndryshimit kombëtar.

Me këto shifra, Abdixhiku thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës, prinë me numrin e mbështetësve e votuesve të regjistruar për në zgjedhjet e shkurtit.

”MËRGATA PËR NDRYSHIM!

25,000 mbështetës tanë të regjistruar në Mërgatë deri më tani!

Edhe 3 ditë të mbetura!

Vazhdojmë! Regjistrohuni!

“Dhe këtu, në këtë përvjetor të 35-të, më lejoni që të shpreh falënderimin e veçantë për bashkatdhetarët tanë, që tashmë kanë nisur uraganin e ndryshimit me regjistrim. Po ju njoftoj, lajmëroj, e kumtoj, se në regjistrimin e votuesve në mërgatë, në bazë të të gjithë të dhënave të strukturave tona, Lidhja Demokratike e Kosovës, prinë me numrin e mbështetësve e votuesve të regjistruar për në zgjedhjet e shkurtit.

Gjersa flasim sot këtu, nga 60 mijë të regjistruar gjithsejtë, plot 25 mijë janë anëtarë e mbështetës tanë. Ata, së shpejti do të jenë dhe votues tanë të ardhshëm; votues të ndryshimit të madh kombëtar!

Ju ftoj, që të tri ditët e mbetura, t’i vazhdojmë angazhimet për regjistrim; dhe kështu, ndryshimin që e ndjejmë brenda, ta mbajmë të barabartë me ndryshimin që na vjen nga mërgata!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat