Avokati i Popullit flet rreth moscertifikimit të Listës Serbe

Aktuale

Avokati i Popullit flet rreth moscertifikimit të Listës Serbe

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 12:43
Avokati i Popullit Naim Çelaj

Avokati i Popullit Naim Çelaj, ka folur rreth vendimit të KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“E kemi përcjellur dje procesin e certifikimit të partive politike.

Konsiderojmë që Kosova ka një bazë solide ligjore që do t’i mundësojë palëve të pakënaqura që të ushtrojnë ankesë, dhe jam shumë i sigurt që ky rast do të trajtohet me shumë seriozitet dhe përkushtim dhe do të jepet një verdikt përfundimtar”, u shpreh ai për Klan Kosovën.

Shkak për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe në Kosovë, Zllatan Ellek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat