Shqiptarët e Kosovës Lindore ankohen për gjoba në kufi, kryetari i Bujanocit i drejtohet Sveçlës

Aktuale

Shqiptarët e Kosovës Lindore ankohen për gjoba në kufi, kryetari i Bujanocit i drejtohet Sveçlës

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti, është ankuar te ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.

Ai ka bërë kërkesë për lehtësira në kalimin e zonave kufitare, siç thotë Pajaziti pas shqetësimit të bashkëqytetarëve me gjobat që po i marrin nga policia me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës.

“Përmes kësaj letre, njëkohësisht dhe kërkese, dua të ndaj shqetësimin e disa bashkëqytetarëve dhe bashkëkombasve tanë me gjobat që po i marrin nga ana e policisë dhe Gjykatës Themelore të Gjilanit, dega në Kamenicë, me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në kërkesë.

“Ditëve të fundit, shumë bashkëqytetarët tanë janë ankuar se gjatë kalimit të tyre me vetura përmes zonave kufitare Breznicë-Karaçevë dhe Dobrosin-Pogragjë po gjobiten nga autoritetet kosovare me masën “kalim ilegal i kufirit”, dënim që kap shumën prej 85 euro”, shkruan tutje aty.

“Kërkojmë nga Ju që përmes akteve apo formave të posaçme qytetarëve tanë t’ua mundësoni të kalojnë përmes zonave kufitare të sipërpërmendura, pa u konsideruar shkelje, sidomos gjatë periudhës së festave të fundvitit, pushimeve verore dhe vikendeve në pjesët tjerë të vitit”, tha Pajaziti në kërkesën drejtuar Sveçles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat