Ambasada italiane në Kosovë ka reaguar për moscertifikimin e Listës Srpska nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në një reagim në X, ambasada e Italisë thotë se KQZ është institucioni jetik që është përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave politike të qytetarëve të Kosovës.
“Shprehim shqetësimin për vendimin e KQZ-së për të mos certifikuar kandidatët e Listës Srpska për zgjedhjet e ardhshme.
Besojmë se sundimi i ligjit do ta udhëheqë këtë institucion jetik, i cili është përgjegjës për të mbrojtur të drejtat politike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e ambasadës italiane në platformën “X”.