KQZ ka certifikuar 27 subjekte politike me 1 mijë e 232 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Zedhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, per RTV21 ka thënë se ekziston mundësia e tërheqjes apo zëvendësimit të kandidatëve dhe subjekteve politike që janë certifikuar.
Elezi tutje ka treguar se si bëhet tëheqja dhe zëvendësimi tyre.
“Në nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshm është dhënë mundësia e tërheqjes apo zëvendësimit të kandidatëve dhe subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje. Sipas këtij neni, subjekti politik i certifikuar mund të tërhiqet nga procesi zgjedhor duke i dorëzur KQZ-së një njoftim me shkrim me të cilin shpreh qartazi qëllimin e tërheqjes jo më vonë se dy ditë të punës para datës së caktuar për hedhje të shortit për zgjedhje.
I njëjti nen i ligjit mundëson ia mundëson subjektit politik të zëvendësojë kandidatin në rastin se i njëjti person paraqitet në të njëjtë kohë në listën e kandidatëve të një tjetër subjekti politik dhe nëse i njëjti shfaq synim të qartë me shkrim se do të mbetet në listën e subjetit tjetër politik. Gjithashtu, ligji mundëson zëvendësimin brenda një date të caktuar nga KQZ-ja të kandidatit në rast të vdekjes së tij.”, tha Elezi.