Kurti tregon se Radoiçiq ka caktuar këta dy persona për të realizuar sulme në veri

Aktuale

Kurti tregon se Radoiçiq ka caktuar këta dy persona për të realizuar sulme në veri

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 17:21 Përditësuar në ora: 18:14 më 24.12.2024
Albin Kurti

A ka gjasa të shpallet Lista Serbe organizatë terroriste? – përgjigjet kryeministri

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se vendimi që Mbrojtja Civile dhe Brigada Veriore të shpallen si terroriste doli të jetë i duhur, ndërsa theksoi se për të vendosur nëse duhet të bëhet diçka e tillë edhe me Listën Serbe, u takon organeve të ndjekjes dhe sigurisë që të zbardhin nëse ka ndonjë ndërlidhje mes këtij subjekti politik me dy organizatat e lartpërmendura.

“Ne kemi shpallur organizata terroriste Mbrojtjen Civile, dhe Brigadën Veriore, më 29 qershor 2023 në mbledhje të qeverisë. Për ato kemi pasur fakte të bollshme, dhe këtë gjë e kemi bërë. Kemi marrë shumë kritika ndërkombëtare për atë veprim tonin, dhe merreni me mend më pak se tre muaj më vonë na ndodhi Banjska. Shpallja, doli të ketë qenë veprim i duhur, vendim adekuat nga ana jonë”, u shpreh shefi i qeverisë në konferencë për media.

“Tash bëhet fjalë për një parti politike që është e ndryshme për nga karakteri me Mbrojtjen Civile dhe Brigadën Veriore, dhe megjithatë ne nuk i kemi vendosur në të njëjtën kategori.

Por, do të thosha që u përket organeve të ndjekjes dhe sigurisë, dhe sidomos Prokurorisë së Shtetit dhe Gjykatës që të zbardhin shumë më tepër, dhe me shpejtësi të shtuar të sjellin drejtësi, edhe mbi lidhjet e mundshme ndërmjet Mbrojtjes Civile e Brigadës Veriore në njërën anë dhe Listës Serbe në anën tjetër”, shtoi ai.

A do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë, deklarohet Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka pasë edhe më herët raste kur prokuroria ka intervistuar kryeministra të vendit në objektin e Qeverisë së Kosovës, kur kishin ftesa.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se ka propozuar datat se kur mund të vijë prokuroria atë ta intervistojë, pasi ka ftesë në cilësi të dëshmitarit.

“Ekziston komunikimi mes kryeministrisë dhe prokurorisë edhe t’u them të drejtën nuk mund të merrem paradite dhe pasdite, pra për ditë me këtë çështje. Unë do të merrem kur të vijnë të më intervistojnë në kryeministri si dëshmitar, jam i hapur, jam i gatshëm, i vullnetshëm dhe i interesuar që në kryeministri ta jap deklaratën siç kanë kërkuar. Meqenëse kjo gjë është bërë edhe në të kaluarën, e ekzistojnë konfirmimet për këtë edhe në kryeministri i di edhe vet prokuroria, atëherë kam ofruar disa orare kur kjo do të mund të bëhej”.

“Po pres që me këtë çështje të merrem pikërisht duke dëshmuar, e jo duke deklaruar mbi dëshminë e cila nuk po ndodhë. Prokuroria e di shumë mirë se për çfarë raste bëhet fjalë, t’u them të drejtën datat dhe rastet nuk i kam shumë të qarta, por këshilltarët e mi ligjor dhe Ministria e Drejtësisë i dinë të gjitha më mirë. Edhe prokuroria e di më mirë se të gjithë ne së bashku se ka pasë raste në të kaluarën, kur nga prokuroria e shtetit kanë ardhur për të intervistuar kryeministra në Qeverinë e Kosovës. Unë besoj se prej kësaj praktike nuk do të duhet të ndalemi”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti flet për mosçertifikimin e Listës Serbe

Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka thënë se Lista Serbe ka qenë fort problematike, edhe para se të ndodhte sulmi në Banjskë.

“Mos të harrojmë se edhe para sulmit terrorist në Banjskë, Lista Serbe ka qenë fort problematike, përshkallëzimi i situatës vjen kur ata me urdhër nga Beogradi dhanë dorëheqje në Prokurori, Gjyqësi, në komuna atje, dhe nga Parlamenti i Kosovës më 5 nëntor 2020. E kur kësaj ia shtojmë edhe sulmin terrorist në Banjskë i cili është kryer nga nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojiçiq, i cili vazhdon edhe sot të jetë defacto shefi i Listës Serbe, sepse eksponentët e Listës Serbe, takohen me Radojiçin në Serbi, marrin urdhra prej tij, është e qartë qëndrimi ynë si Lëvizje Vetëvendosje që kemi përfaqësuesit në KQZ nuk ka mundur të jetë ndryshe”.

Ai tutje deklaroi se Kosova ka një polic të vrarë – Afrim Bunjakun, ndërkaq në anën tjetër Milan Radojiçiqi gjendet i lirë në Serbi, duke planifikuar sulme të reja.

“Ne të njëjtën kohë ne edhe kemi alarmuar se çfarë po ndodh se e kemi policin e vrarë Afrim Bunjakun, kemi fëmijët e tij jetima, dhe në anën tjetër kemi Radojiçin në liri, në Serbi, i cili planifikon sulme të reja, e disa prej tyre edhe i realizon, ndonëse është i pakënaqur me dëmin që na ka shkaktuar sikurse ky më 29 nëntor në kanalin Ibër-Lepenc”.

​Kurti: Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka deklaruar se strehimi i Milan Radojçiqit në Serbi, mbështetja që i ofron Beogradi zyrtar me infrastrukturë për trajtime nuk mund të quhet ndryshe përveç koordinim i shtetit të Serbisë me Milan Radojçiqit dhe grupit të tij terroristë për ta zhvilluar më tej luftën hibride kundër Kosovës.

Sipas tij, tanimë Radojçiq nuk mund të organizojë aksione të të tipit rus por ka angazhuar persona të caktuar për aksione të caktuara në veri. Ai ka dhënë detaje për të gjitha sulmet që kanë ndodhur në veri.

“Kjo është kronologjia e 15 sulmeve nga 30 qershori deri më deri më 29 nëntor të cilat kanë qenë të përgatitura për ta dëmtuar Kosovën”, tha ai.

“Bazuar në informacionet intelegjente prapa urdhrit të sulmit në kanalin e Iber Lepenc, ka qen Milan Radojçiq”, tha Kurti.

Albin Kurti: Mosdorëzimi i Radoiçiqit nga Serbia ka inkurajuar edhe aktet ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media dhe ka folur për aktet terroriste që kanë ndodhur në Kosovë.

“Sulmi me eksploziv në kanalin e Ibër-Lepencit të datës 29 nëntor 2024 përmes dëmtimit të tërësishëm të kanalit ka pasur për qëllim paralizimin e jetës ekonomike dhe energjetike në Kosovë dhe shkaktimin e trazirave ku do të rrezikohej siguria nacionale dhe do të provokohej situate në rajon”, tha ai në konferencë.

“Refuzimi i Beogradit për ta dorëzuar Milan Radoiçiq, përgjegjësin kryesor për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 i cili ka pasur për qëllim okupimin e pjesës veriore të vendit tonë ka qenë inkurajim për grupin terrorist që i prinë Radoiçiqi për të vazhduar me akte të tjera subversive, diverzive ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”, vazhdoi tutje Kurti.

Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë hibride ndaj Kosovës.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se këtë Serbia po e bën me anë të sulmeve të ndryshme, duke përmendur Banjskën dhe sulmin në Ibër-Lepenc.

Ai tha se Milan Radoiçiq, që konsiderohet si kreu i grupit që e ka kryer sulmin në Banjskë të shtatorit të vitit të kaluar, i ka edhe dy njerëz të cilët punojnë për të dhe po kryejnë sulme në veri.

“Gradualisht është përshkallëzuar situata në katër komunat në veri përmes grupeve të vogla të lidhura me Milan Radoiçiq. Bazuar në informacionet që posedojnë institucionet e sigurisë në Kosovë, Radoiçiq ka caktuar dy persona, të afër të tij për të realizuar sulme në veri përmes grupeve të tyre, të cilët kanë marrë pjesë edhe në sulmin terrorist në Banjskë, dhe strehohen në Serbi”.

“E këta dy persona janë Nemanja Radivojeviq i njohur si ‘Gandi’ dhe Vlladimir Radivojeviq i njohur si ‘Mami”, ka thënë Kurti.

Albin Kurti mban konferencë për media

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mban konferencë për media.

Kryeminsitri flet për rrjedhën e sulmeve në veri deri te sulmi në kanalin e Ibër Lepenc.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se këtë Serbia po e bën me anë të sulmeve të ndryshme, duke përmendur Banjskën dhe sulmin në Ibër-Lepenc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat